KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Gent Hazizi rikthehet në skenën e humorit shqiptar të ‘Shqip Up Comedy festival’ me një edicion special në Këln

Gent Hazizi rikthehet në skenën e humorit shqiptar të ‘Shqip Up Comedy festival’ me një edicion special në Këln

Aktori i njohur shqiptar Gent Hazizi rikthehet sërish në skenën e Shqip Up Comedy Festival, kësaj here me një paraqitje të veçantë në edicionin e parë që do të mbahet në Këln, Gjermani.

Pas një paraqitjeje shumë të suksesshme në edicionin e dytë të festivalit të mbajtur në Cyrih, komediani shqiptar rikthehet pas disa vitesh për t’u bërë pjesë e këtij organizimi, i cili për herë të parë do të zhvillohet jashtë Zvicrës në një format të veçantë për publikun shqiptar në Gjermani.

Më 25 prill do të mbahet ky edicion special i “Shqip Up Comedy Festival”, pas katër edicioneve shumë të suksesshme në Cyrih, duke sjellë në skenë emra të njohur të humorit shqiptar dhe një atmosferë të garantuar me të qeshura.

Sipas njoftimit të publikuar në rrjetin social Instagram nga organizatorët, Gent Hazizi cilësohet si një ndër emrat më të fuqishëm të skenës së humorit shqiptar, i cili do të sjellë një performancë plot stil, ironi dhe humor pa ndalim.

Ngjarja do të mbahet në ambientet e Eltzhof Kulturgut, duke premtuar një natë stand-up comedy me atmosferë unike dhe emocione të forta për publikun, teksa për të gjithë të interesuarit, biletat mund t’i gjejnë duke klikuar KËTU.

Edicioni i parë i “Shqip Up Comedy Festival” në Këln pritet të mbledhë adhurues të humorit shqiptar nga e gjithë Gjermania dhe më gjerë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zgjerimin ndërkombëtar të këtij festivali. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.