KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Genc Sermaxhaj bëhet me punë të re, emërohet trajner te SC Gjilani

Genc Sermaxhaj bëhet me punë të re, emërohet trajner te SC Gjilani

Sport Club Gjilani ka emëruar Genc Sermaxhajn në pozitën e trajnerit të gjeneratës U19.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi gjilanas, i cili ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin Sermaxhaj për të marrë drejtimin e skuadrës 19-vjeçare, shkruan Indeksonline

Sermaxhaj do të ketë përgjegjësinë për zhvillimin dhe avancimin e futbollistëve të rinj, duke punuar në përgatitjen e talenteve që pritet të përbëjnë të ardhmen e klubit kuqebardhë.

Përmes këtij emërimi, Gjilani synon të vazhdojë investimin në zhvillimin e grupmoshave të reja dhe krijimin e një baze të qëndrueshme për ekipin e parë.

Klubi i ka uruar mirëseardhje Sermaxhajt në familjen kuqebardhë, duke shprehur besimin në profesionalizmin dhe përkushtimin e tij në detyrën e re.

Trajnerit i janë uruar suksese në aventurën e re në krye të gjeneratës U19./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.