KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova dhe Austria finalizojnë marrëveshjen për bashkëpunim gjyqësor

Kosova dhe Austria finalizojnë marrëveshjen për bashkëpunim gjyqësor

Ekipet negociuese të Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Austrisë kanë negociuar dhe parafuar Marrëveshjen për Bashkëpunim Gjyqësor në Çështjet Penale.

Marrëveshja synon forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e drejtësisë penale, përmes krijimit të një kornize të qartë ligjore për lehtësimin dhe avancimin e bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar.

Fushëveprimi i saj përfshin ekstradimin, ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale, transferimin e personave të dënuar, si dhe forma të tjera të bashkëpunimit gjyqësor, me qëllim të rritjes së efikasitetit në trajtimin e kërkesave dhe procedurave përkatëse.

"Finalizimi i kësaj marrëveshjeje përbën një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Austrisë, si dhe në forcimin e përpjekjeve të përbashkëta për parandalimin dhe luftimin e krimit ndërkufitar dhe transnacional", njofton Ministria e Drejtësisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.