Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët sportivë të Telegrafit, analizuan në detaje gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026, si dhe finalen e madhe mes Spanjës dhe Argjentinës. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Exfis dhe Heineken.
Gazetari Bardh Maxhuni ka analizuar duelin e parë të gjysmëfinales së Botërorit mes Spanjës dhe Francës, duke i dhënë lëvdata të mëdha trajnerit spanjoll Luis De La Fuente, për disa vendime që ai kishte marrë për këtë sfidë.
“Te ndeshja Spanjë-Francë më befasoi mënyra se si Spanja ka arritur që për 90 minuta ta neutralizoj Francën komplet, domethënë nuk e kanë lejuar të krijojnë asnjë rast të rrezikshëm”.
“Diçka për t’u përshëndetur ka qenë vendimi i trajnerit Luis De La Fuente për ta lënë në bankë Pedrin që normalisht është mesfushori më i mirë i Spanjës dhe është një vendim shumë i madh”.
“Por po e shohim që po ka efekt me Fabian Ruiz. Ky është një vendim i cili i ka dalë mirë, përndryshe unë besoj që te Franca ka gabuar me inkuadrimin e Aurelien Tchouamenit, i cili deri në momentet e fundit ishte në dyshim shkaku i lëndimit”, ka thënë Maxhuni.
Episodin e plotë mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com
