KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gani Geci takohet me Don Xhonin: Po bën diçka të veçantë

Gani Geci takohet me Don Xhonin: Po bën diçka të veçantë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, është takuar së fundmi me reperin nga Drenica, Don Xhonin dhe me ekipin e tij.

Ai ka ndarë disa fotografi në rrjetet e tij sociale, ku njofton se diçka e veçantë po vjen prej tyre.

“Sot m’thirrën Don Xhoni me ekipin e tij, edhe qysh e pashë unë, e kishin ndërmend me bo diçka të veçantë”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.

Megjithatë, nuk ka ndarë më shumë detaje rreth projektit apo nëse do të jetë pjesë e tij.

Geci ruan raporte të mira me artistin shqiptar, ku vetëm një vit më parë pajtoi atë me reperin nga Shqipëria, Stresin.

Duket se ata takohen herë pas here dhe diskutojnë rreth projekteve e gjërave të tyre sa i përket anës profesionale.

Don Xhoni nga ana tjetër po vazhdon të jetë mjaft i kërkuar edhe në mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.