KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Galatasray demolon Juventusin në Stamboll, bën hap të madh drejt kualifikimit

Galatasray demolon Juventusin në Stamboll, bën hap të madh drejt kualifikimit

Galatasaray ka marrë fitore spektakolare me rikthim ndaj Juventusit 5-2.

Pjesa e parë ishte spektakolare me vendasit që kaluan në epërsi pas 15 minutave lojë, kur Gabriel Sara realizoi për 1-0.

Por epërsia e tyre nuk zgjati më shumë se një minutë, kur Teun Koopmeiners barazoi shifrat nga afërsia në 1-1 pas asistimit nga Pierre Kalulu.

16 minuta më vonë, Juventusi kaloi në epërsi, me realizues sërish Teun Koopmeiners që shënoi pas një asistimi fantastik nga Westn McKennnie për 1-2.

Me epërsinë minimale të Juventusit u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.

Galatasaray e nisi për mrekulli pjesën e dytë, kur Baris Yilmaz asistoi bukur te Noa Lang i cili në minutën e 49-të barazoi shifrat në 2-2.

Kur kaluan një orë lojë, Davison Sanchez shënoi me kokë për të rikthyer epërsinë e Galatasraayt në 3-2.

Për t’u kompletuar një natë e keqe e Juventusit, Juan Cabal mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 67-të dhe u përjashtua nga loja.

Kampionët e Turqisë nuk u ndalën, teksa në minutën e 75-të, Noa Lag shënoi golin e dytë personal për 4-2.

E për rezultatin përfundimtar u përkujdes Sacha Boye i cili realizoi golin e pestë për t’i dhënë fitoren e madhe Galatasrayt dhe tre gola epërsi para ndeshjes së kthimit.

Ndeshja e kthimit zhvillohet në Torino, ku Juventusi nëse do të kaloj tutje i duhet një mrekulli. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.