KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Galatasaray përmbys Lille, fiton 4-2 në një ndeshje spektakolare

Galatasaray përmbys Lille, fiton 4-2 në një ndeshje spektakolare

Galatasaray ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Lille, duke triumfuar me rezultat 4-2 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Skuadra turke e nisi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, duke kaluar në epërsi që në minutën e dytë me golin e Yunus Akgun.

Megjithatë, Lille reagoi dhe Soriba Diaoune shënoi dy herë, në minutat 7 dhe 39, duke përmbysur rezultatin në 2-1.

Galatasaray arriti të barazojë para përfundimit të pjesës së parë, kur Aleksey Batrakov shënoi në minutën e 44-të për 2-2.

Në pjesën e dytë, mysafirët e përmbysën plotësisht ndeshjen. Një autogol i Nabil Bentalebit në minutën e 52-të i dha epërsinë Galatasarayt, ndërsa Victor Osimhen vulosi fitoren 4-2 në minutën e 61-të.

Kështu, Galatasaray mori një fitore të madhe në udhëtim, ndërsa Lille u ndëshkua pavarësisht se arriti të rikthehej në lojë pas golit të hershëm të mysafirëve./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.