KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Trazira në ekipin e La Ligas, lojtarët bojkotojnë stërvitjen

Trazira në ekipin e La Ligas, lojtarët bojkotojnë stërvitjen

Rajo Vallecano po kalon një periudhë të vështirë, ndërsa tensionet brenda klubit madrilen duket se po rriten. Futbollistët nuk janë paraqitur në stërvitjen e së mërkurës, vetëm tri ditë para ndeshjes kundër Elches në La Liga.

Sipas Mundo Deportivo, në qendrën stërvitore të klubit është paraqitur vetëm kapiteni Óscar Valentín, ndërsa pak më vonë ka mbërritur edhe presidenti Raúl Martín Presa.

Kjo ka shtuar mundësinë e një takimi mes drejtuesve të klubit dhe futbollistëve, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar.

Vendimi për të mos zhvilluar stërvitjen është bërë i ditur gjatë mëngjesit të së mërkurës. Më herët, Iván Balliu kishte lënë të kuptohej se mes lojtarëve dhe drejtuesve mund të kishte kontakte për të arritur marrëveshje të mundshme.

Rajo Vallecano po përballet me një sezon të trazuar. Problemet me stadiumin e Vallecasit, kritikat e vazhdueshme për gjendjen e infrastrukturës dhe të fushës, si dhe mbyllja e pjesshme e stadiumit pas incidenteve në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos, kanë shtuar presionin mbi klubin.

Tashmë, vëmendja është te zhvillimet e ardhshme dhe nëse takimi i mundshëm mes kapitenit dhe presidentit do të sjellë ndonjë marrëveshje para përballjes me Elchen, e planifikuar për të shtunën në orën 14:00. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.