KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

FSK jep detaje për lëndimin e një pjesëtari gjatë stërvitjes në Babaj të Bokës

FSK jep detaje për lëndimin e një pjesëtari gjatë stërvitjes në Babaj të Bokës

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka pësuar lëndime të lehta gjatë një aktiviteti stërvitor në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës.

Lajmi është bërë i ditur nga FSK-ja, e cila ka njoftuar se incidenti ka ndodhur më 23 nëntor 2026.

“Forca e Sigurisë së Kosovës njofton opinionin publik se më 23 nëntor 2026, gjatë realizimit të një aktiviteti stërvitor në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës, një pjesëtar i FSK-së, ka pësuar lëndim të lehtë. Menjëherë pas incidentit, pjesëtarit i është ofruar ndihma e parë mjekësore, ku po vazhdon trajtimin mjekësor dhe gjendja shëndetësore e pjesëtarit është stabile. Rrethanat e incidentit janë duke u trajtuar nga strukturat përgjegjëse, në përputhje me procedurat institucionale.

Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e standardeve dhe procedurave të sigurisë gjatë realizimit të të gjitha aktiviteteve stërvitore dhe operacionale.

FSK-ja i uron pjesëtarit shërim të shpejtë dhe rikuperim të plotë.”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.