Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong, iu përgjigj kritikave të vazhdueshme në prag të ndeshjes së së mërkurës në Ligën e Kampionëve të UEFA-s kundër Sabahut, në Baku.
Futbollisti holandez vuri në dukje se spekulimet rreth së ardhmes dhe formës së tij shfaqen, rastësisht, sa herë që ai nuk është në fushë.
“E kam thënë këtë disa herë më parë… e kam fjalën për periudhat kur njerëzit nuk janë të kënaqur me mua ose vënë në dyshim vendin tim në ekip,” tha De Jong.
“Këto diskutime për aftësitë e mia përkojnë gjithmonë me pushimin veror, periudhën e transferimeve ose kohën kur jam i dëmtuar,” shpjegoi De Jong.
“Me fjalë të tjera, kjo ndodh gjithmonë kur unë nuk luaj,” shtoi 29-vjeçari gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes.
/GazetaBlic Sport

