Mesfushori holandez i Barcelonës, Frenkie de Jong, ka folur me optimizëm dhe vendosmëri për objektivat e klubit katalanas në Ligën e Kampionëve, duke theksuar se skuadra e drejtuar nga Hansi Flick ka pjekurinë dhe përvojën e duhur këtë edicion për të shkuar deri në fund.
Në prag të përballjes së radhës në garën më prestigjioze evropiane për klube, De Jong u shpreh se pesha e fanellës së Barcelonës e detyron ekipin që të synojë gjithmonë trofeun.
“Kemi garuar mirë vitet e fundit. Çdo sezon, ne duhet të luftojmë për ta ngritur trofeun. Ne jemi Barça. Këtë vit, kemi edhe një dozë shtesë përvoje”, deklaroi mesfushori holandez në konferencën për shtyp, përcjell IndeksOnline.
Ndryshe, Barcelona do të zbresë në fushë nesër në ndeshjen ndaj Sabah FC (e mërkurë) në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, ku synon një tjetër rezultat pozitiv. /IndeksOnline/

