KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Francë: Bie pjesëmarrja në protesta

Francë: Bie pjesëmarrja në protesta

Mijëra persona kanë protestuar edhe këtë të shtunë në qytete të ndryshme të Francës, në një tjetër ditë mobilizimi kundër qeverisë dhe politikave të saj ekonomike. Policia ka ndërhyrë në Paris dhe Lyon, ndërsa një tubim i organizuar nga lëvizja e Jelekëve të Verdhë, i ndaluar paraprakisht nga autoritetet, është penguar nga forcat e rendit.

Sindikatat dhe organizatat studentore organizuan një marshim të autorizuar, nga sheshi République drejt Place de la Nation, në lindje të kryeqytetit. Protestuesit kërkuan rritje pagash, ulje të kostos së jetesës dhe përmirësim të kushteve në arsim.

Ndërkohë, lëvizja e Jelekëve të Verdhë thirri një tubim të veçantë në Place de la Concorde, pranë pallatit presidencial dhe institucioneve shtetërore, pavarësisht se tubimi ishte ndaluar nga autoritetet. Rreth 100 persona që mbërritën në shesh u rrethuan nga policia dhe 2 organizatorë të lëvizjes u arrestuan.

Në qytetin e Lyonit, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë disa qindra persona që kishin bllokuar një rrugë në qendër të qytetit gjatë një grumbullimi të paautorizuar.

Ministri i Brendshëm Laurent Nuñez deklaroi se autoritetet duhet të mbeten vigjilente, duke paralajmëruar për rrezikun e përsëritjes së incidenteve të protestave të mëparshme.

Për protestat e kësaj të shtune, autoritetet franceze angazhuan 70.000 policë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë në të gjithë vendin.

Sipas Ministrisë së Brendshme, në protesta morën pjesë 146 mijë persona në gjithë vendin.

Krahasuar me protestat e  kaluara, pjesëmarrja ishte më e ulët.

Kërkesat e protestuesve në Francë përfshijnë rritjen e pagës minimale, rritjen e pagave, reformën e taksave, përmirësimin e kushteve të punës dhe më shumë investime në arsim.

Ndërkohë, sindikatat e arsimit kanë paralajmëruar greva të tjera gjatë javës së ardhshme, ndërsa qeveria po përgatitet për negociata.

Kryeministri Sébastien Lecornu pritet të takohet të hënën me përfaqësuesit e sindikatave dhe organizatave të punëdhënësve për të diskutuar pagat dhe fuqinë blerëse.

Takimi zhvillohet në një moment kur qeveria përballet me kërkesa në rritje, por edhe me kufizime financiare për shkak të borxhit të lartë publik.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.