KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Formacionet zyrtare, Zvicër – Kanada: Luhet për vendin e parë

Formacionet zyrtare, Zvicër – Kanada: Luhet për vendin e parë

Dy kombëtare, Zvicra dhe Kanadaja, vijnë me synime të qarta, kreun e renditjes, në këtë përballje të madhe, ndërsa tani janë publikuar formacionet zyrtare pak para fillimit të ndeshjes.

Zvicra hyn në fushë me një strukturë të balancuar dhe shumë përvojë në të gjitha repartet. Në portë është Kobel, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Jaquez, Elvedi, Akanji dhe Ricardo Rodríguez.

Në mesfushë vendosen liderët Xhaka dhe Freuler, të shoqëruar nga Manzambi dhe Sow për më shumë dinamizëm. Sulmi i besuar i takon Vargas dhe Embolo.

Nga ana tjetër, Kanadaja paraqitet me një formacion të fortë dhe të organizuar. Në portë është Crépeau, ndërsa në mbrojtje luajnë Johnston, De Fougerolles, Cornelius dhe Laryea. Në sulm dyshja e rrezikshme Jonathan David dhe Cyle Larin.

Një duel që premton intensitet, ritëm të lartë dhe shumë duele në mesfushë.

Zvicra: Kobel; Jaquez, Elvedi, Akanji, Ricardo Rodríguez; Xhaka, Manzambi, Sow, Freuler; Vargas, Embolo

Kanadaja: Crépeau; Johnston, De Fougerolles, Cornelius, Laryea; Choiniere, Saliba, Buchanan, Ali Ahmed; Jonathan David, Larin.

/Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.