Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen mes Skocisë dhe Brazilit, e vlefshme për xhiron e tretë të Grupit C në Kupën e Botës 2026.
Skocia kërkon rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim, ndërsa Brazili synon tri pikë të rëndësishme në garën për vendin e parë në grup.
Kombëtarja braziliane do të udhëhiqet në sulm nga ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, i mbështetur nga Matheus Cunha dhe talenti Rayan. Në mesfushë janë emra me përvojë si Casemiro, Bruno Guimarães dhe Lucas Paquetá. Neymar dhe Endrick do të jenë sërish në bankën rezervë.
Nga ana tjetër, skocezët mbështeten te liderët e tyre Andy Robertson, Scott McTominay dhe John McGinn, ndërsa në repartin ofensiv starton Lawrence Shankland.
Tashmë gjithçka është gati për një duel interesant në Florida, ku të dyja kombëtaret do të kërkojnë një hap të madh drejt fazës së eliminimit direkt.
Skocia: Gunn; Patterson, McKenna, Hendry, Robertson; McGinn, McLean, Ferguson, Gannon-Doak, McTominay; Shankland.
Brazili: Alisson; Danilo, Marquinhos, Gabriel, Douglas Santos; Bruno Guimarães, Casemiro, Paquetá; Rayan, Vinicius Junior, Cunha.
/Telegrafi/
