Drita, do të luajë në Madrid për një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni evropian, ku do të përballet me Rayo Vallecanon në kuadër të xhiros së fundit të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.
Ndeshja do të luhet në Madrid në stadiumin “Campo de Futbol de Vallecas”, në ora 21:00.
Drita aktualisht renditet në pozitën e 19-të me tetë pikë dhe mban ende gjallë shpresat për avancim, ndërsa Vallecano është e shtata me 10 pikë.
Ivan Balliu do të luajë nga minuta e parë për klubin spanjoll, ndërsa Garcia dhe Camello janë në sulm.
Laurit Behluli mbron portën e Dritës, ndërsa Blerim Krasniqi dhe Arb Manaj janë në sulm.
Rayo Vallecano: Batalla, Lejuene, Luiz Felipe, Pacha, Gumbau, Valentini, Palazon, Lopez, Garcia, Camello.
Drita: Behluli, Bes. Krasniqi, Bejtullai, Pëllumbi, Ovouka, Mustafa, Dabiqaj, Sheji, Ajzeraj, Bl. Krasniqi, Manaj.
/Telegrafi/