Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen mes Jordanisë dhe Argjentinës në raundin e tretë të fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026.
Me kualifikimin tashmë të siguruar, trajneri Lionel Scaloni ka vendosur të bëjë rotacion të gjerë, duke lënë në bankën rezervë Lionel Messin dhe disa nga yjet kryesorë të skuadrës.
Nga minuta e parë për Argjentinën do të luajnë Julián Álvarez, Giovanni Simeone dhe talenti i ri Paz, ndërsa kapiteni do të jetë Nicolás Otamendi.
Argjentina e nis ndeshjen si kryesuese e grupit dhe synon ta mbyllë fazën e grupeve me maksimumin e pikëve, ndërsa Jordania kërkon një rezultat historik ndaj kampionëve në fuqi të botës.
Jordania: Yazeed Abulaila; Nasib, Abudahab, Alarab, Haddad (C); Alrawabdeh, Abutaha, Alrashdan; Olwan, Fakhoury, Azaizeh.
Argjentina: Emiliano Martínez; Senesi, Tagliafico, Otamendi (C); Paredes, Lo Celso, Palacios; Julián Álvarez, Giovanni Simeone, Paz, Lautaro Martínez.
/Telegrafi/
