Ferizaj dhe Prishtina e Re do të takohen me fillim nga ora 15:00 në kuadër të xhiros së 29-të në elitën e futbollit kosovar.
Tri pikët janë jetike për të dyja skuadrat, të cilat këtë edicion po luftojnë për të siguruar mbijetesën.
Përballja e fundit mes tyre kishte përfunduar me rezultat minimal 1-0 në favor të Prishtinës së Re.
Në xhiron paraprake Ferizaj u mposht me rezultatin 2-1 nga Drita në udhëtim, teksa Prishtina e Re mori një fitore të madhe me përmbysje ndaj Malishevës.
Formacionet zyrtare:
Ferizaj: McKenzie, Avdulli, Gligorov, Sadiki, Turkaj, Ramusa, Shabani, Fejzaj, Berisha, Richards, Ognus.
Prishtina e Re: Smakiqi, Prençi, Rudovic, Zekolli, Trajkovski, Dadet, Doukoure, Mekic, Dobratiqi, Kadriu, Kargbo.
/Telegrafi/