Gjermania do të përballet me Ekuadorin në kuadër të raundit të tretë të Kampionatit Botëror me fillim nga ora 22:00.
‘Die Mannschaft’ në këtë sfidë do të vuajë mungesën e qendërmbrojtësit Nico Schlotterbeck, i cili pas një dëmtimi të pësuar ndaj Bregut të Fildishtë nuk do të luajë më deri në fund të këtij kampionati.
Pavarësisht se kualifikimin e ka tashmë të siguruar me gjashtë pikë, përzgjedhësi gjerman Julian Nagelsmann ka vendosur të futet në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion.
Antonio Rudiger zëvendëson Schlotterbeckun e lënduar, Raum starton kësaj radhe në vend të Nathaniel Brown, ndërsa pjesa tjetër e formacionit ka mbetur e pandryshuar nga ndeshja e kaluar.
Te Ekuadori në anën tjetër nga minuta e parë startojnë dy yjet Willian Pacho dhe Moises Caicedo.
Formacionet zyrtare:
Ekuador: Galindez; Franco, Ordonez, Pacho, Hincapie; Yeboah, Vite, Caicedo, Angulo; Plata, Valencia.
Gjermani: Neuer; Raum, Tah, Rudiger, Kimmich; Pavlovic, Nmecha; Wirtz, Musiala, Sane; Havertz.
