KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ministria e Arsimit paralajmëron prindërit: Librat shkollorë duhet të kthehen në fund të vitit mësimor

Ministria e Arsimit paralajmëron prindërit: Librat shkollorë duhet të kthehen në fund të vitit mësimor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të kujdesen për ruajtjen e teksteve dhe materialeve shkollore të subvencionuara për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën, pasi ato duhet të kthehen në shkolla në përfundim të vitit mësimor.

Përmes një njoftimi, MASh ka rikujtuar se nxënësit dhe prindërit kanë përgjegjësi për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e librave në gjendje të përshtatshme, në mënyrë që të mund të përdoren edhe nga gjeneratat e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Sipas Ministrisë, dorëzimi i teksteve shkollore duhet të bëhet te kujdestari i klasës, në përfundim të vitit mësimor.

Ky obligim, siç thuhet në njoftim, përcaktohet me Udhëzimin Administrativ të MASh Nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, si dhe përmes deklaratës që prindërit kanë nënshkruar gjatë përfitimit të subvencionimit për vitin shkollor 2026/2027.

Në të njëjtën kohë, Ministria ka bërë të ditur se Inspektorati i Arsimit do të nisë nga java e ardhshme vizitat në shkolla për të verifikuar nëse nxënësit janë pajisur me tekstet shkollore për të cilat janë ndarë mjetet e subvencionimit.

Gjatë këtyre vizitave do të kontrollohet gjithashtu nëse procesi mësimor po zhvillohet në mënyrë të rregullt.

MASh u ka bërë thirrje prindërve që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj librave, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së tyre për ripërdorim nga nxënësit e viteve të ardhshme.

Postimi i plotë: 
NJOFTIM PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT LIGJORË
Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë se tekstet dhe materialet shkollore të subvencionuara për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9) duhet të ruhen me kujdes dhe të kthehen në shkollë në përfundim të vitit mësimor.
Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASh Nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, dhe Deklaratën e prindit/kujdestarit ligjor përfitues të subvencionimit të teksteve dhe materialeve shkollore për vitin 2026-2027, nxënësit dhe prindërit kanë përgjegjësi për mirëmbajtjen, ruajtjen dhe kthimin e teksteve shkollore në gjendje të përshtatshme për ripërdorim. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës, në përfundim të vitit mësimor.
Ndërkaq, për t’u siguruar se mjetet e subvencionimit janë përdorur për blerjen e teksteve shkollore, Inspektorati i Arsimit nga java e ardhshme, përmes vizitave në shkolla, do të nisë procesin e verifikimit se nxënësit janë pajisur me tekstet shkollore dhe që procesi mësimor po vijon i rregullt.
MASh u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të kujdesen për ruajtjen e teksteve shkollore, në mënyrë që ato të mund mësojnë dhe shërbehen gjeneratat e ardhshme të nxënësve.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.