KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Flick i zhgënjyer pas El Clásicos: Dy humbje rresht për ne janë shumë

Flick i zhgënjyer pas El Clásicos: Dy humbje rresht për ne janë shumë

Hansi Flick nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 1-2 të Barcelonës nga Real Madridi në El Clásico.

Pas disfatës ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve, katalanasit pësuan humbjen e dytë radhazi.

“Dy humbje dhe nuk jemi të lumtur. Jemi të zhgënjyer. Pjesa e parë nuk ishte e mirë, ndërsa në të dytën u përmirësuam. Na mungoi freskia”, deklaroi trajneri gjerman.

Flick pranoi se Barcelona nuk ishte në nivelin e zakonshëm dhe kërkoi që skuadra të pushojë për t’u rikthyer më e fortë.

“Humbjet janë pjesë e futbollit. Duhet t’i analizojmë gabimet dhe të përmirësohemi. Është e rëndësishme të reagojmë”, përfundoi ai. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.