KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Flick e vlerëson Mourinhon: Ka talent, është një trajner shumë i suksesshëm

Flick e vlerëson Mourinhon: Ka talent, është një trajner shumë i suksesshëm

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka shprehur respekt të madh për José Mourinhon, në prag të El Clásicos ndaj Real Madridit.

“Kam respekt maksimal për të. Kur je trajner për kaq shumë vite dhe arrin suksese, kjo dëshmon talentin tënd”, deklaroi Flick.

Tekniku gjerman tregoi se e kishte takuar Mourinhon në Madrid, kur ishte ndihmës i Joachim Löw te kombëtarja e Gjermanisë.

“Çdo lojtar që ka punuar me të flet me shumë respekt për të. Edhe unë mendoj njësoj. Është koleg dhe një trajner shumë i suksesshëm”, shtoi trajneri i Barcelonës.

Flick foli me respekt edhe për Real Madridin, duke e cilësuar një klub të madh, me lojtarë cilësorë dhe një trajner të nivelit të lartë.

Ai paralajmëroi se Barcelona duhet të jetë e kujdesshme dhe e përgatitur për një përballje të vështirë në El Clásico. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.