KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Flaka Loxha shkëlqen në Zagreb, kualifikohet në çerekfinale të Grand Prix

Flaka Loxha shkëlqen në Zagreb, kualifikohet në çerekfinale të Grand Prix

Xhudistja kosovare, Flaka Loxha ka regjistruar dy fitore radhazi në Grand Prix Zagreb 2026, duke siguruar një vend në mesin e tetë më të mirave në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Flaka Loxha ka nisur me sukses garimin në Grand Prix Zagreb 2026, duke u kualifikuar në çerekfinale pas dy fitoreve të rëndësishme.

Xhudistja kosovare e kaloi me Ippon pengesën e parë, Andjela Samardzis nga Bosnja dhe Hercegovina, ndërsa në xhiron e dytë triumfoi me Yuko ndaj garueses vendase, Ana Viktorija Puljiz.

Me këto dy fitore, Loxha ka siguruar një vend në çerekfinale, ku do të përballet me spanjollen Adriana Rodriguez Salvador, me synimin për të vazhduar rrugëtimin drejt medaljes.

Vlen të theksohet se në çerekfinale ka kaluar edhe Fatjona Kasapi në kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërsa Erza Muminoviq e ka kaluar pengesën e parë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.