Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1, Fisnik Juniku, ka paralajmëruar rikthimin e “Shok Podcast” me sezonin e tij të tetë.
Përmes një fotografie të publikuar në Instagram, Fisniku ka bërë të ditur se sezoni i ri i podcastit do të nisë së shpejti, ndërsa ka prezantuar edhe bashkëpunëtorët e rinj që do t’i bashkohen këtij edicioni.
“Shok Podcast” është një prej projekteve me të cilat Fisnik Juniku është bërë i njohur pas daljes nga Big Brother VIP Kosova, duke sjellë ndër vite në emision një numër të madh të figurave publike.
Në episodet e mëparshme, ai ka pasur të ftuar emra të njohur nga estrada shqiptare, me të cilët ka zhvilluar biseda për karrierën, jetën personale dhe zhvillimet në showbiz.
Me sezonin e tetë tashmë të paralajmëruar, mbetet të shihet se cilët do të jenë të ftuarit e rinj dhe çfarë risish do të sjellë “Shok Podcast” në edicionin e radhës. /Telegrafi/
Foto: Fis Juniku/Instagram