KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Finale tronditëse e ‘Euphoria’, vdes personazhi kryesor në episodin përmbyllës të serialit

Finale tronditëse e ‘Euphoria’, vdes personazhi kryesor në episodin përmbyllës të serialit

Finalja e serialit të njohur “Euphoria” ka tronditur publikun, duke sjellë një përfundim dramatik pas shtatë vitesh transmetimi.

Episodi i fundit i sezonit të tretë, i titulluar “In God We Trust”, u shoqërua me zhvillime të forta dhe kthesa të papritura, përfshirë edhe vdekjen e personazhit kryesor Rue Bennett, të interpretuar nga Zendaya, si pasojë e një mbidoze droge.

Finalja nisi me një situatë kaotike dhe ndjekje të tensionuara, ndërsa Rue përfshihet në një zinxhir ngjarjesh të rrezikshme që lidhen me botën e trafikut të drogës, shkruan DailyMail.

Episodi solli përballje të dhunshme, tradhti dhe zbërthimin e rrjeteve kriminale, duke kulmuar me një fund tragjik për heroinën e serialit.

Ndërkohë, sezoni i tretë ka qenë i shoqëruar me kritika të shumta për skenat e rënda dhe temat kontroverse, përfshirë historinë e Cassie Howard (Sydney Sweeney), e cila u përfshi në përmbajtje të diskutueshme në platforma online, si dhe zhvillimet e errëta në jetën e personazheve të tjerë kryesorë.

Produksioni i krijuar nga Sam Levinson është përfolur gjithashtu për tensione të brendshme mes aktorëve dhe spekulime për përplasje mes yjeve kryesorë të kastit, gjë që ka shtuar edhe më shumë vëmendjen rreth serialit gjatë sezonit të fundit.

Finalja ka ndarë opinionin e shikuesve, duke u konsideruar nga disa si një mbyllje e guximshme dhe nga të tjerë si një përfundim i tepruar dhe i errët për një nga serialet më të ndjekura të viteve të fundit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.