KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Fillojnë punimet për asfaltimin e shtigjeve për këmbësorë dhe biçikleta përgjatë rrugës së tranzitit Podujevë–Merdare

Fillojnë punimet për asfaltimin e shtigjeve për këmbësorë dhe biçikleta përgjatë rrugës së tranzitit Podujevë–Merdare

Komuna e Podujevës ka nisur punimet për asfaltimin e shtigjeve anësore për këmbësorë dhe biçikleta përgjatë rrugës së tranzitit Podujevë–Merdare, në zonën e Zonës Industriale.

Sipas njoftimit të komunës, projekti përfshin asfaltimin e dy shtigjeve, në anën e majtë dhe në anën e djathtë të rrugës, në një gjatësi prej 950 metrash.

Ky intervenim synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë në komunikacion, si dhe krijimin e kushteve më të mira për lëvizjen e këmbësorëve dhe çiklistëve.

Nga Komuna e Podujevës bëhet e ditur se punimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me asfaltimin e segmenteve të tjera rrugore në lokalitete të ndryshme të komunës, në kuadër të investimeve të vazhdueshme në përmirësimin e infrastrukturës rrugore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.