Vreshtarët po përballen me probleme serioze me blerjen e rrushit, ku rrushi i zi “Vranec” mbetet i pashitur dhe po kalbet, ndërsa rrushi i bardhë po blihet me një çmim prej 14 denarësh për kilogram. Vreshtarët nga fshati Tremnik i Negotinit e theksuan këtë situatë në takimin e sotëm me kryetarin e LSDM-së, Venko Filipçe.
Filipçe vlerësoi se vreshtarët janë vënë në një situatë ku puna e tyre e tërë njëvjeçare dhe fondet e investuara po shpërdorohen, dhe, sipas tij, Qeveria ende nuk ka ndërmarrë masa të përshtatshme për t’u përballur me problemin.
Ai theksoi se problemet nuk kufizohen vetëm në rajonin e Negotinit, por se edhe vreshtarët në pjesë të tjera të vendit po përballen me një situatë të ngjashme.
“Në kushtet kur qeveria ka 5.5 milionë euro për David Guetta-n, nuk ka para për vreshtarët”, tha Filipçe.
Ai bëri gjithashtu një krahasim me periudhën kur LSDM ishte në pushtet, duke theksuar se subvencionet u rritën atëherë, pagesat u bënë në kohë dhe u futën masa ndërhyrjeje në rast të problemeve me blerjen./Telegrafi/