Është konfirmuar se mesfushori i Katarit, Assim Madibo, është dënuar nga FIFA me pesë ndeshje pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare pas ndërhyrjes që i shkaktoi thyerje të këmbës mesfushorit të Sassuolos, Ismael Kone.
Kone, i cili konsiderohej si një nga lojtarët që pritej të realizonte një transferim të madh këtë verë larg Sassuolos, pësoi një dëmtim të rëndë gjatë fitores 6-0 të Kanadasë ndaj Katarit në fazën e grupeve të Kupës së Botës.
Madibo fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë për ndërhyrjen e tij, por pas rishikimit nga VAR-i, vendimi u ndryshua dhe ai u përjashtua me karton të kuq.
Pak pas incidentit, Madibo dhe ministri i Sportit i Katarit vizituan Kone në spital.
Tashmë është konfirmuar se futbollisti katarian do të mungojë në pesë ndeshje ndërkombëtare si pasojë e asaj ndërhyrjeje.
Lëndimi i Kone ishte jashtëzakonisht i rëndë, por pavarësisht kësaj, ka pasur kritika lidhur me ashpërsinë e dënimit të shqiptuar ndaj Madibos.
Mediumi The Athletic e ka cilësuar pezullimin prej pesë ndeshjesh si “absurd”, duke argumentuar se FIFA reagoi më shumë ndaj pasojës së faullit mbi Kone sesa ndaj vetë ndërhyrjes.
Megjithëse ndërhyrja nuk ishte aspak e mirë, konsensusi i përgjithshëm është se Madibo nuk kishte qëllim të rrezikonte kundërshtarin e tij. Më tepër konsiderohet se ai kreu një ndërhyrje të gabuar në kohë dhe në vlerësim.
Mesfushori katarian u pa me duart në kokë dhe dukej qartësisht i tronditur sapo kuptoi shkallën e dëmtimit të rëndë që kishte pësuar Kone./Telegrafi/
