KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

FFK-ja publikon pamjet e prurjes së re, Dalipi: Me zemër kam vendosur për Kosovën

FFK-ja publikon pamjet e prurjes së re, Dalipi: Me zemër kam vendosur për Kosovën

Prurja më e re në Kombëtaren e Kosovës ka zbritur sonte në Prishtinë.

Lutfi Dalipi është futbollisti i ri që ka pranuar të veshë fanelën e Kosovës, duke refuzuar kombëtare të tjera, si Zvicrën dhe Shqipërinë.

Pamje të arritjes së tij në kryeqytet ka publikuar Federata e Futbollit e Kosovës.  

“Sonte në aeroportin “Adem Jashari” zbriti Lutfi Dalipi, djaloshi me origjinë nga Presheva që zgjodhi të shkruajë historinë e tij me fanellën e Kosovës! Rrugëtimi ynë vazhdon, e ardhmja është e ndritur. Mirë se vjen në shtëpi, Lutfi!”, ka shkruar FFK-ja.

Vet futbollisti i ri ka thënë se është shumë i lumtur që do të luajë për Kosovën.

“Për fillim u kon zor me vendos për Kosovën ose për Shqipërinë, se jam lind në Zvicër, por me zemër e kom vendos për me lujt për Kosovën se i kom thon babushit se dua të luaj për Kosovën.”, ka thënë ai ndër të tjerash.

Dalipi ka thënë se beson se Kosova do ta ketë një skuadër shumë të fortë. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.