KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Spektakli i dytë i BBVK5: Vëmendja te televotimi – surpriza e përballje (VIDEO)

Spektakli i dytë i BBVK5: Vëmendja te televotimi – surpriza e përballje (VIDEO)

Prime-i i dytë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova tashmë ka nisur në ekranin e Klan Kosovës.

Spektakli i kësaj mbrëmjeje pritet të sjellë emocione, surpriza dhe zhvillime të reja nga shtëpia më e famshme në vend, ku banorët tashmë kanë filluar të krijojnë dinamika, të përballen me njëri-tjetrin dhe të zbulojnë më shumë për karakteret e tyre.

Një prej çështjeve që pritet të marrë vëmendje gjatë Prime-it është edhe televotimi i hapur të premten, përmes të cilit publiku do të vendosë se cili banor do të përfundojë në nominim të përhershëm.

Ky zhvillim ka trazuar banorët, duke shtuar tensionin dhe pasigurinë brenda shtëpisë.

Mbetet të shihet se çfarë surprizash ka përgatitur Vëllai i Madh dhe si do të ndikojnë zhvillimet e kësaj mbrëmjeje në raportet mes banorëve.

Këtë natë që pritet të jetë e gjatë mund ta ndiqni LIVE edhe në kanalin zyrtar të Big Brother VIP Kosova në YouTube.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.