Feronikeli ’74 ka regjistruar një triumf bindës në shtëpi ndaj Dukagjinit, në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës.
Klubi nga Drenasi zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer për të triumfuar me rezultat 3-0.
Albin Prapashtica me një gol të bukur pas një aksioni të shpejtë u përkujdes që të kalonte Niklin në epërsi (30’).
Vendasit vazhduan me dominim duke shënuar edhe dy herë brenda tre minutave për të marrë pikët e plota.
Noah Yannick shënoi menjëherë sapo nisi pjesa e dytë (46’), ndërsa Prapashtica e vulosi fitoren duke e shënuar edhe golin e dytë personal në këtë sfidë (48’).
Me këtë triumf, Feronikeli ’74 mbledh 11 pikë ndërsa Dukagjini qëndron në pozitën e pestë me 17 sosh./Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

