Fermerët kosovarë të qumështit kanë nisur protestën e paralajmëruar pranë Ministrisë së Bujqësisë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj politikave dhe gjendjes në sektorin e qumështit.
Protestuesit kanë sjellë edhe traktorë para objektit të ministrisë, ndërsa në shenjë revolte kanë derdhur qumësht në hyrje të institucionit.
Fermerët kërkojnë që institucionet të ndërmarrin masa konkrete për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe përmirësimin e kushteve për prodhuesit e qumështit.
Ndërkohë, protesta po zhvillohet nën përcjelljen e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/
