Një rast i dhunës në familje është raportuar në Ferizaj, më 22 tetor, rreth orës 22:30.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një grua kosovare dyshohet se është sulmuar nga një burrë kosovar pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, transmeton Klankosova.tv.
Policia ka bërë të ditur se nuk raportohet për persona të lënduar.
Pas intervistimit të palëve dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

