KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Federata Franceze e Futbollit njofton datën e prezantimit të Zinedine Zidane si trajneri i ri i kombëtares

Federata Franceze e Futbollit njofton datën e prezantimit të Zinedine Zidane si trajneri i ri i kombëtares

Federata Franceze e Futbollit (FFF) njoftoi këtë të enjte se një konferencë për shtyp që do të mbahet të martën, më 28 korrik, për të prezantuar trajnerin e ri të kombëtares franceze , i cili do të jetë Zinedine Zidane.

Didier Deschamps është larguar pas përfundimit të Kupës së Botës 2026 dhe Zidane pritet të jetë pasuesi i tij.

Federata Franceze e Futbollit ka njoftuar tashmë se Zidane do të prezantohet në një konferencë për shtyp të martën e javës së ardhshme.

“Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, do të mbajë një konferencë për shtyp këtë të martë, më 28 korrik 2026, duke filluar nga ora 11:00 në selinë e FFF-së”, thuhet në njoftim.

Pas takimit të jashtëzakonshëm të Komitetit Ekzekutiv që do të mbahet po atë mëngjes, Philippe Diallo do të prezantojë para mediave trajnerin e ardhshëm të ekipit kombëtar të Francës.

Epoka e Zidanes është pra gati të fillojë në krye të “Les Bleus”, pas eliminimit të hidhur në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 dhe humbjes në ndeshjen ndaj Anglisë, të vlefshme për vendin e tretë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.