Atletico Madrid po kalon një formë fantastike në ndeshjet jashtë fushës.
Skuadra e Diego Simeones mposhti Elchen në udhëtim dhe regjistroi fitoren e gjashtë radhazi si mysafire, duke barazuar rekordin e vet historik.
Sipas të dhënave të publikuara nga MisterChip, Atletico ka barazuar serinë e vitit 2013, kur gjithashtu kishte regjistruar gjashtë fitore radhazi në transfertë.
Kjo ecuri e ka rikthyer skuadrën madrilene në garën për titullin e La Ligas. Tani sfida e radhës është shumë më e vështirë, pasi Atletico do të përballet me Barcelonën në Camp Nou.
Një fitore ndaj katalanasve do t'i mundësonte Simeones të vendoste rekord të ri dhe të forconte kandidaturën për titullin./Klankosova.tv.
Burimi: klankosova.tv ↗

