KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Fatjona Kasapi fiton medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Fatjona Kasapi fiton medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Fatjona Kasapi ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke i sjellë Kosovës një tjetër sukses në këtë garë.

Kasapi, e cila garoi në kategorinë e saj në xhudo, ishte e lirë në xhiron e parë, ndërsa në çerekfinale u përball me francezen Pauline Cuq.

Xhudistja kosovare pësoi humbje me Ippon ndaj Cuq, duke u detyruar të vazhdonte garën përmes repasazhit.

Në luftën e parë të repasazhit, Kasapi ishte sërish e lirë, ndërsa në duelin e dytë u përball me portugezen Maria Siderot.

Kasapi tregoi karakter në këtë përballje dhe arriti ta mposhtë Siderot me Yuko, duke siguruar kështu një vend në luftën për medaljen e bronztë.

Në duelin vendimtar për podium, kosovarja u përball me italianen Gaia Stella. Kasapi ishte përsëri më e suksesshme dhe triumfoi me Yuko, duke siguruar medaljen e bronztë.

Kështu, pas një rruge me një humbje në çerekfinale dhe dy fitore në repasazh, Fatjona Kasapi ngjitet në podiumin e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e bronztë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.