KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Fabrizio Romano konfirmon prapaskenat: Në ditët e ardhshme vendoset e ardhmja e Vini Jr

Fabrizio Romano konfirmon prapaskenat: Në ditët e ardhshme vendoset e ardhmja e Vini Jr

Saga e rinovimit të kontratës së Vinicius Junior me Real Madridin pritet të hyjë në një fazë vendimtare në ditët në vijim.

Sipas ekspertit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, agjentët e sulmuesit brazilian do të zhvillojnë bisedime të reja me drejtuesit e Real Madridit, me synimin që të gjendet sa më shpejt një marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.

Të dyja palët dëshirojnë ta zgjidhin situatën sa më parë, pasi negociatat janë zvarritur për më shumë se një vit.

Real Madridi është veçanërisht i interesuar që çështja të mbyllet shpejt, pasi Vinicius tashmë ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij dhe nga janari do të ketë të drejtën të negociojë me klube të tjera.

Sipas raportimeve, pengesa kryesore mbetet aspekti financiar. Kampi i 25-vjeçarit kërkon një pagë vjetore prej 30 milionë eurosh, e barabartë me atë të Kylian Mbappe, si dhe një bonus të konsiderueshëm për rinovimin e kontratës.

Nga ana tjetër, oferta aktuale e Real Madridit kap vlerën e 20 milionë eurove në sezon, çka ka krijuar një hendek të madh mes kërkesës dhe ofertës.

Pavarësisht kësaj, presidenti Florentino Perez nuk dëshiron të ndahet me Viniciusin dhe e konsideron brazilianin një nga shtyllat kryesore të projektit afatgjatë të klubit.

Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të kuptuar nëse palët do të arrijnë kompromis apo nëse saga e rinovimit do të vazhdojë edhe më tej./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.