KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Fabregas refuzon të marrë drejtimin e Italisë

Fabregas refuzon të marrë drejtimin e Italisë

Trajneri spanjoll i Comos, Cesc Fabregas, ka refuzuar mundësinë për të marrë drejtimin e ekipit kombëtar të Italisë.

Azzurrët së fundmi përjetuan një debakël të ri në përpjekjen e tyre për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, pasi u mposhtën nga Bosnje dhe Hercegovina me rezultat 4-1 pas penalltive.

Eliminimi i tyre bëri që presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FICG), Gabriele Gravina të jap dorëheqje pas disa ditësh, ndërsa pas tij edhe trajneri Gennaro Gattuso.

Mediat italiane raportojnë se Fabregas, i cili po arrin rezultate të shkëlqyera këtë sezon me Comon, u përmend si një nga pasardhësit e mundshëm të Gattusos. Megjithatë, spanjolli e hodhi poshtë këtë mundësi.

“Të jem trajner i ekipit kombëtar të Italisë? Ndoshta një ditë, por tani për tani jam shumë trajner në kuptimin që duhet të jem në fushë çdo ditë me lojtarët, me të rinjtë, duke përgatitur ndeshjet. Një punë në ekipin kombëtar do të ishte paksa e mërzitshme për mua për momentin”, ka thënë fillimisht Fabregas.

Megjithatë, ai nuk e përjashtoi plotësisht mundësinë që një ditë të provojë një rol si përzgjedhës.

“Në të ardhmen, kur të jem pak më i rritur, kush e di…”, përfundoi trajneri i ri spanjoll. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.