KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Fabiana Vega dënohet me 2 vjet e 6 muaj burgim

Fabiana Vega dënohet me 2 vjet e 6 muaj burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim Fabiana Vega. Vendimi është marrë gjatë ditës së sotme.

Sipas aktakuzës Vega akuzohen për “Krim të organizuar” me “Trafikim me njerëz”.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), e ngritur më 26 gusht 2025, Fabiana Anais Cobos Vega dhe Bathuan Beyoglu akuzohen se prej vitit 2019 e deri më 29 korrik 2024 në Prishtinë, në vazhdimësi, sipas marrëveshjes paraprake si grup i organizuar kriminal, me të pandehur të tjerë, Geri Hoha, Reando Biba dhe Astrit Qiriqi, si dhe persona të tjerë nga Shqipëria, Spanja dhe vende tjera të Amerikës Latine, kanë bërë organizimin, rekrutimin, transportimin, transferimin dhe strehimin e personave nga Amerika Latine dhe vende të tjera për në Republikën e Kosovës.

Kjo sipas aktakuzës, me qëllim të përfitimit të dobisë financiare apo pasurore e të cilat gra “eskorta” (gra që ofrojnë shërbime shoqërore-intime kundrejt pagesës) me anë të kanosjes ose përdorimit të forcës apo forma të tjera të shtrëngimit, i kanë detyruar që të ofrojnë shërbime seksuale me pagesë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.