Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së gjashtë, ku në program janë katër përballje mjaft interesante, transmeton Klankosova.tv.
Sipas njoftimit nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), xhiroja hapet të shtunën me duelin ndërmjet Rahovecit 029 dhe Vëllaznimit, i cili nis nga ora 17:00, me të dyja skuadrat që synojnë pikë me vlerë për vazhdimësinë e kampionatit, transmeton Klankosova.tv.
Po të shtunën, nga ora 19:30, Bora do të përballet me Sigal Prishtinën në palestrën në Mitrovicë, në një sfidë që pritet të sjellë rivalitet të lartë.
E diela është e rezervuar për dy derbi të rëndësishëm për kreun e tabelës, në orën 17:00, Bashkimi do të jetë nikoqir i Pejës në Prizren, ndërsa xhiroja e gjashtë mbyllet në Mitrovicë nga ora 19:30 me përballjen mes kampionit në fuqi, Trepçës, dhe Golden Eagle Yllit.
17:00 Rahoveci 029 – Vëllaznimi
19:30 Bora – Sigal Prishtina
17:00 Bashkimi – Peja
19:30 Trepça – Golden Eagle Ylli

