KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Është zhgënjyese që përfundoi kështu”, Thiago Silva flet hapur për përçarjen Neymar-Mbappe te PSG

“Është zhgënjyese që përfundoi kështu”, Thiago Silva flet hapur për përçarjen Neymar-Mbappe te PSG

Mbrojtësi i Fluminense, Thiago Silva, ka folur për marrëdhënien e tensionuar midis Neymar të Santos dhe Kylian Mbappe të Real Madridit gjatë kohës së tyre te Paris Saint-Germain.

Silva ka deklaruar se ishte plotësisht i befasuar kur pa që një miqësi e shëndetshme po përkeqësohej dhe tani ka treguar situatën.

“Tek Paris Saint-Germain, Mbappe dhe Neymar shkuan mirë në fillim, por marrëdhënia e tyre u përkeqësua. Pse? Ishte një histori e bukur. Më kujtohet ndeshja e Trofeut të Kampionëve kundër Monacos së Kylian Mbappe në Marok. Në fund të ndeshjes, Mbappe donte të fliste me mua. Ai tha: “Edhe nëse Neymar nënshkruan, unë dua të vij dhe të jem pjesë e kësaj skuadre. Nëse mund të flasësh me presidentin…”, zbuloi fillimisht Silva.

“Të dy mbërritën atë verë dhe marrëdhënia e tyre ishte e pabesueshme. Ata ishin shumë të afërt, ndër ata që argëtoheshin më shumë çdo ditë”.

“Nuk e kuptova pse u ndanë. Unë nuk isha më te PSG. Nuk e di se cili prej të dyve shkaktoi ndarjen, por kjo më trishtoi. Ata janë dy djem të mrekullueshëm dhe është zhgënjyese që përfundoi kështu”, përfundoi ish-kapiteni i PSG-së. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.