KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

ESHS: Rritet shitja e produkteve pyjore në RMV

ESHS: Rritet shitja e produkteve pyjore në RMV

Shitja e produkteve pyjore në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje të dukshme gjatë tremujorit të parë të këtij viti, megjithëse prodhimi vazhdon të jetë në rënie.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në tre muajt e parë të vitit janë shitur gjithsej 35.590 metra kub produkte pyjore, që paraqet rritje prej 33.7 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja më e madhe është evidentuar te druri i rrumbullakët, ku shitja është rritur për 44.7 përqind. Në rritje është edhe shitja e drurit për zjarr, me 8.6 përqind më shumë se vitin e kaluar.

Në anën tjetër, statistikat tregojnë rënie të konsiderueshme te druri për miniera, ku shitja është ulur për 39 përqind.

Pavarësisht uljes së prodhimit, të dhënat tregojnë se kërkesa për produkte pyjore në tregun vendor mbetet e lartë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.