KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Erling Haaland vendosi t’ia plotësonte dëshirën Tom Hollandit pasi ky i fundit u ankua se e kishin injoruar

Erling Haaland vendosi t’ia plotësonte dëshirën Tom Hollandit pasi ky i fundit u ankua se e kishin injoruar

Erling Haaland iu përgjigj me vonesë ftesës së Tom Holland për t’u takuar, pasi aktori u ankua se futbollisti po i injoronte mesazhet e tij.

Të mërkurën, Haaland la një koment në një klip të intervistës së Holland nga profili i emisionit në Instagram. Futbollisti norvegjez shkroi: “Ftesa për darkë u pranua”.

Duke e etiketuar aktorin, ai shtoi: “Jam pak vonë. Thjesht zgjidh një vend!”.

Ylli i “The Odyssey” i pranoi Fallon se i dërgoi Haaland një mesazh pasi prezantuesi i shfaqjes pa një postim në Twitter ku shkruhej: “Erling Haaland nuk e kishte idenë kush ishte Tom Holland kur i dërgoi mesazh dhe i kërkoi të dilnin bashkë”.

Kur Fallon e pyeti nëse kjo ishte e vërtetë, Holland tha: “Po. Po, dhe do t’ju them diçka, kjo është pikërisht lloji i përvojës përulëse që është e rëndësishme për aktorët”.

Ai tha se mendonte t’i dërgonte një mesazh dhe ta ftonte për darkë, por nuk mori as përgjigje dhe as justifikim.

Holland i tha Fallon se ishte frymëzuar t’i shkruante Haalandit pasi e pa në Çmimin e Madh të Formula 1 të Monakos në qershor.

Megjithatë, pasi intervista e tij në emisionin e Jimmy Fallon u bë virale, mesazhi i arriti Haalandit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.