KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Erling Haaland thyen një rekord të madh të golave në Ligën e Kampionëve

Erling Haaland thyen një rekord të madh të golave në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, shënoi dy herë në ndeshjen në shtëpi kundër Paris Saint-Germain në raundin e dytë të fazës së Ligës së Kampionëve.

Manchester City u mposht me rezultat 4-2 nga Paris Saint-Germain në ndeshjen e luajtur në Etihad të mërkurën mbrëma.

Megjithatë, Haaland me dy golat e tij të shënuar theu një rekord të madh.

Për norvegjezin 26-vjeçar, këto ishin golat e tij të 60-të dhe të 61-të në karrierën e tij në këtë garë. Atij iu deshen vetëm 60 paraqitje për të arritur shifrën e 60 golave, duke e bërë atë lojtarin më të shpejtë në historinë e turneut që e arrin këtë rekord.

Haaland theu rekordin e Lionel Messit, me argjentinasin që kishte shënuar 60 gola në Ligën e Kampionëve në 80 ndeshje.

Në pozitat tjera, Robert Lewandowski shënoi 60 gola në 85 ndeshje, Kylian Mbappe në 89 ndeshje dhe Cristiano Ronaldo në 98 ndeshje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.