KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Lidhja e Shkrimtarëve organizon orë përkujtimore kushtuar Flora Brovinës

Lidhja e Shkrimtarëve organizon orë përkujtimore kushtuar Flora Brovinës

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, organizon sot orë përkujtimore kushtuar Dr. Flora Brovina, në shenjë nderimi për jetën, krijimtarinë dhe veprimtarinë e saj.

Në kuadër të orës përkujtimore do të lexohen poezi dhe prozë kushtuar personalitetit të saj, si dhe krijime poetike.

Brovina, ka qenë kryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, deputete, mjeke dhe luftëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, derisa njihet edhe për veprimtarinë e saj politike dhe humanitare.

Përmes këtij aktiviteti, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës synon të nderojë kontributin e saj në letërsi dhe në jetën publike, duke rikujtuar një personalitet që ka lënë gjurmë në fusha të ndryshme të shoqërisë kosovare.

Aktiviteti do të mbahet nga ora 12:00, në lokalet e LSHK-së, në Prishtinë. /KlanKosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.