KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ende pa emërim në KQZ – Haxhiu: përgjegjësia i takonte Vjosa Osmani-Sadriu

Ende pa emërim në KQZ – Haxhiu: përgjegjësia i takonte Vjosa Osmani-Sadriu

Afati i 11 prillit për emërimin e anëtarit të fundit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka kaluar pa një vendim konkret, duke lënë procesin ende të papërfunduar.

Pavarësisht përfundimit të të gjitha afateve ligjore, emërimi nuk është realizuar.

Lidhur me këtë çështje ka folur ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila theksoi se ky proces është dashur të përmbyllej nga ish-presidentja, Vjosa Osmani-Sadriu.

Sipas Haxhiut, tashmë institucionet do të veprojnë në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese. Ajo nënvizoi se parimet e proporcionalitetit dhe përfaqësimit politik duhet të respektohen në çdo vendimmarrje.

“Në raport me këtë çështje, janë tejkaluar të gjitha afatet. Ka qenë një proces kushtetues që është dashur të përmbyllet nga Presidentja. Do të veprohet në përputhje me përgjegjësitë”, u shpreh Haxhiu. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.