KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ekstradohen dy persona, njëri për vjedhje e armë dhe tjetri për trafikim droge

Ekstradohen dy persona, njëri për vjedhje e armë dhe tjetri për trafikim droge

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 26 gusht ka realizuar dy ekstradime, në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë dhe autoritetet përkatëse ndërkombëtare.

Sipas Policisë, një shtetas kosovar me inicialet G.K. është ekstraduar nga Maqedonia e Veriut në Kosovë, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë kosovare.

G.K. kërkohej për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa ishte dënuar me tre vjet burgim efektiv.

Ekstradimi është realizuar në pikëkalimin kufitar “Hani i Elezit”, ku i ekstraduari iu dorëzua njësive përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren për procedurat e mëtejshme ligjore.

Po të njëjtën ditë, nga Kosova për në Gjermani është ekstraduar edhe një shtetas gjerman me inicialet F.R.

Ai kërkohej nga autoritetet gjermane për veprën penale “Trafikimi me narkotikë”, pas një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Gjermanisë.

Ky ekstradim është realizuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku F.R. iu dorëzua zyrtarëve përgjegjës të Policisë së Gjermanisë për procedurat e mëtejshme ligjore.

Policia e Kosovës ka theksuar se këto operacione janë realizuar përmes bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe koordinimit me institucionet relevante të drejtësisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.