Mercedes-Benz pritet të prezantojë më 20 prill versionin plotësisht elektrik të C-Class, ndërsa brendësia e tij tashmë është zbuluar.
Modeli dominohet nga ekrani gjigant MBUX Hyperscreen që shtrihet në të gjithë panelin, i ngjashëm me atë të Mercedes-Benz GLC EV.
Prodhuesi premton më shumë hapësirë dhe rehati, me sedilje me funksione masazhi, ventilimi dhe programe speciale relaksimi.
Sistemi i avancuar i klimës me pompë nxehtësie synon të rrisë efikasitetin dhe komoditetin në udhëtime të gjata.
Nga jashtë, modeli pritet të ketë një dizajn modern me grilë të ndriçuar dhe elemente LED në formë ylli, duke ndjekur stilin e Mercedes-Benz EQE dhe Mercedes-Benz EQS.
Edhe pse specifikat teknike nuk janë konfirmuar, pritet që autonomia të arrijë deri në rreth 673 kilometra sipas ciklit WLTP. /Telegrafi/