KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ekipi mobil “Task Force” gjeti marihuanë, ndalohen pesë persona

Ekipi mobil “Task Force” gjeti marihuanë, ndalohen pesë persona

MPB Maqedoni njofton se dje (20.09.2026), në orën 22:20, në rrugën rajonale Strumicë–Berovë, në vendin e quajtur “Suvi Laki”, ekipi mobil “Task Force” i Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Lindje i privoi nga liria G.P. (32) nga fsh. Pozharanë, komuna e Vrapçishtit, S.Z. (37) nga fsh. Murtinë, rrethina e Strumicës, N.S. (31) nga fsh. Voisllavc, rrethina e Radovishit, B.A. (25) nga Radovishi dhe V.S. (22) nga fsh. Zleovë, komuna e Radovishit.

“Gjatë kontrollit të një automjeti udhëtarësh “Daçia Duster”, me targa të Shkupit, me të cilin udhëtonin personat, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë”.

“Personat janë mbajtur në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Lindje do të ngrejë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.