KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë, mirëpret në jetë djalin e quajtur Mars

Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë, mirëpret në jetë djalin e quajtur Mars

Futbollisti i njohur shqiptar, Edon Zhegrova, i cili aktualisht luan për gjigantin italian Juventus, është bërë baba për herë të parë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një publikimi në rrjetin social Twitter, ku kanë uruar futbollistin për ardhjen në jetë të fëmijës së tij të parë.

“Urime Edon Zhegrovës për lindjen e fëmijës së tij të parë, Mars!”, thuhej në mesazhin e klubit.

Sipas gjithçkaje që është bërë e ditur deri më tani, djali i porsalindur është pagëzuar me emrin Mars. Emri duket se lidhet simbolikisht me muajin mars, periudhë në të cilën ka ardhur në jetë, çka duket se ka frymëzuar futbollistin dhe partneren e tij për zgjedhjen e këtij emri.

Ndërkohë, për partneren e futbollistit nuk janë bërë publike shumë detaje, pasi ajo vazhdon të mbetet larg vëmendjes së mediave dhe jetën e saj private e mban mjaft diskrete.

Ky moment i rëndësishëm shënon një kapitull të ri në jetën personale të Edon Zhegrovës, i cili përveç suksesit në fushën e futbollit, tashmë po përjeton edhe gëzimin e të qenit prind për herë të parë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.