Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka kërkuar reagim dhe distancim zyrtar të Bashkimit Evropian pas interpretimit të një kënge nacionaliste serbe në një aktivitet në kuadër të Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel.
Në një reagim, Tahiri ka kërkuar gjithashtu që diplomacia e Kosovës të arrijë dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të punojë për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e saj.
Ajo ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke theksuar se gjatë mandatit të saj nuk është siguruar asnjë njohje e re nga këto pesë shtete.
Burimi: gazetablic.com ↗

